Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kualifikimi i Skënderbeut, reagimi i protagonistëve

Kristi Vangjeli

”  Në pjesën e parë, e kemi nënvlerësuar kundërshtarin dhe bëmë atë paraqitje por ashtu sic ndodhi edhe në Ceki edhe këtu reaguam dhe arritëm të siguronim kualifikimin. Falenderoj tifozët për mbështetjen sepse sot të gjithë shqiptarët ishin me ne dhe na i bënë gjërat më të lehta. Për rivalin në play off nuk kam ndonjë preferencë, ne do të synojmë avancimin në fazën grupeve”.

Ilir Daja

” Më i rëndësishëm është kualifikimi. Nuk e filluam mirë sfidën, kjo për meritë edhe të kundërshtarit që e kishte përgatitur mirë ndeshjen. Disa lojtarë si Xhejms nuk ishin në gjëndjen e tyre më të mirë dhe mu desh të bëja disa ndryshime rolesh. Fati ishte me ne sot, i rëndësishëm është vetëm kualifikimi”.

” Kur humbasim kemi të gjithë fajet tona, por kur fiton ekipi urimet shkojnë të gjitha për presidentin që ka ditur ti japë kuptim investimit të tij. Merita janë për futbollistët e mi por edhe për tifozët që na kanë mbështetur aq shumë”.

Orges Shehi

” Edhe pse kam qenë me mendjen për ta lënë futbollin jam stërvitur maksimalisht, sepse të luash në këto lloj kompeticione nuk e mendon aspak atë pjesë. Të festojmë sot, të shpresojmë për një short të mirë dhe pastaj mund të flasim se cfarë do të bëj unë me të ardhmen time. Nuk është e lehtë të presësh penallti, por për një portier me eksperiencë të madhe, arrin të kuptojë sesi vendoset lojtari që godet dhe kjo është dicka pozitive”.

Ardian Takaj

” U thashë futbollistëve të japin maksimumin, të luftonin fort në 30 minutat e shtesës sepse kundërshtari ishte i lodhur dhe marrëdhëniet me penalltitë nuk i kemi shumë të mira sepse jemi eliminuar njëherë nga Chernomorets Odesa”.

” E dija që publiku do të na mbështeste sepse tifozët në sfidat europiane janë gjithmonë të rëndësishëm për ne, ata janë mësuar me ndeshjet europiane dhe në verë shijojnë më shumë këto sfida”.

” Merkato mbyllet më 31 Gusht nuk mund të flas për merkaton të shohim njëherë shortin sepse objektivi ynë janë grupet e Europa Leagues ato janë maksimumi dhe ne duam ti arrimë kalimi 3 tureve ndihmon vetëm financat e klubit ndërsa kalimi në grupe është maksimumi”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...