Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kualifikimi kalon nga Franca, kuqezinjtë gati “t’u ndalin këngën” Gjelave

Me 6 pikë në 4 ndeshjet e para të grupit H të eliminatoreve të Euro 2020-ës, Kombëtarja Shqiptare vijon të ketë shpresa për një kualifikim në fazën finale të kompeticionit, por rruga drejt arritjes së madhe kalon nga Franca.

Pikërisht atje ku kuqezinjtë morën pjesë për herë të parë në një Europian, në Francë, kuqezinjtë do të përballen me vendasit, në stadiumin “Siant Denis” të Parisit, me takimin që do të startojë në orën 20:45 dhe do të vijë live dhe ekskluzivisht në Supersport 2.

Trajneri Edi Reja ka grumbulluar futbollistët që gëzojnë formën më të mirë në këtë fillim kampionati, ndërsa në konferencën e sotme për shtyp u shfaq i qetë dhe theksoi se angazhimi maksimal dhe shmangia e gabimeve, janë receta e suksesit ndaj “Gjelave”.

Nga ana tjetër, Franca mban kreun e grupit me 9 pikë, ndërsa sot trajneri Deschamps do të duhet të bëjë llogaritë edhe me disa mungesa të rëndësishme, siç janë ato të Kilyan Mbappe, Paul Pogba, Aymeric Laporte dhe N’Golo Kante.

Megjithatë vendasit janë kampionët në fuqi të botës dhe në shtëpinë e tyre janë dukshëm favoritë përpos mungesave, por kuqezinjtë e Reja-s janë të bindur të luftojnë në fushë, për t’ia lënë kësaj të fundit verdiktin final të takimit.

Vlen të theksohet se vetëm 3 ditë më vonë Shqipëria do të përballet me Islandën në “Elbasan Arena”, një ndeshje ku 3 pikët janë detyrim për të shpresuar te kualifikimi, por si trajneri, ashtu edhe futbollistët janë shprehur se theksi mbetet te përballja e sotme me “gjelat” dhe se vetëm më vonë do të mendohet për kundërshtarin e radhës.

Formacioni i mundshëm: Strakosha; Mavraj, Gjimshiti, Ismajli; Hysaj, Abrashi, Xhaka, Ramadani, Lenjani; Balaj, Uzuni

Po për grupin H, sot luhen edhe dy takime të tjera, ku Turqia do të presë në shtëpi Andorrën dhe Islanda do të presë Moldavinë. Në të dy takimet, skuadrat vendase janë dukshëm favorite dhe kanë detyrim fitoren ndaj dy kundërshtarëve si Andorra e Moldavia, që shihen si më të dobëtat e grupit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...