Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Kualifikimi në Champions nuk mjafton, kampionët shkarkojnë trajnerin

Club Brugge ishte një ndër surprizat më të bukura të fazës së grupeve në Champions League. Kampionët e Belgjikës u kualifikuan si vend i dytë pas Portos, duke lënë jashtë kompeticionit më të rëndësishëm për klube emra si Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen.

Shorti i ka vendosur përballë Benfikës për një biletë në çerekfinale, ndërkohë që drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Carl Hoefkens, i cili ishte “arkitekti” i kualifikimit fantastik.

44-vjeçari, i cili luajti për katër sezone si futbollist me Club Brugge, mori drejtimin e skuadrës belge në verë, fitoi Superkupën, por as aventura fantastike në Europë nuk mjaftoi për të evituar shkarkimin.

Niveli i lojës dhe mungesa e rezultateve në kampionat (12 pikë larg kreut) dhe Kupë, nuk janë të kënaqshme, pavarësisht kualifikimit në Champions League”, u shpreh Vincent Mannaert, CEO i klubit.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...