Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Kualifikimi në “Katar 2022”, reagon Ronaldo: Nuk ndalemi këtu, dua të fitoj!

Cristiano Ronaldo i gëzohet kualifikimit të Portugalisë në Kupën e Botës “Katar 2022”, pas sukseseve të arritura në play off ndaj Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ka shumë mënyra për të arritur objektivin e dëshiruar. Ndonjëherë rruga mund të mos jetë aq e drejtpërdrejtë sa do të dëshironim, por gjëja më e rëndësishme është të arrijmë ku dëshirojmë,” – shkruan CR7 në Instagram. – “Në aspektin personal, po shkoj në Kampionatin tim të pestë Botëror dhe në finalet e një eventi të rëndësishëm për herë të 12 me Portugalinë me të njëjtin entuziazëm si herën e parë, por me një ambicie shumë më të madhe, ambicien për të përmbushur dëshirën e të gjithëve. Dua të fitoj! Tani për tani, mund të buzëqeshim me ndjenjën e arritjes në finalet e Botërorit, por ne nuk duam të ndalemi me kaq. Duam më shumë! Duam shumë më shumë! Për veten dhe Portugalinë. Drejt Katarit!”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...