Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kualifikimi në Kupë, “trampolinë” që i shërben Bylisit edhe në kampionat

Bylisi nuk është një klub i madh, nuk ka fituar trofe pa fund, madje nuk ka fituar asnjë, dhe i është shfaqur vitrinës së madhe të  futbollit shqiptar në fund të viteve ‘90 e më tej, për këtë arsye kualifikimi në çerekfinale të Kupës është një hap i madh përpara për të synuar një arritje historike. Ky kualifikim mund t’i shërbejë shumë dhe riaktivizimit të helikave në kampionat.

Ballshiotët, që e nisën si një surprizë e bukur dhe u shndërruan rrugën në një realitet në këtë edicion, nuk e kanë siguruar ende fitoren e parë në Superiore në këtë vit 2020. Dy humbje dhe dy barazime. Nuk është fundi i botës, përkundrazi, luhatjet edhe mund të ndodhin, për më shumë tek një skuadër që një pjesë të konsiderueshme të elementëve i ka me pak përvojë në Superiore, shtoi edhe faktin që tashmë asnjë kundërshtar nuk e nënvlerëson.

Duhet një trampolinë për t’u ngjitur lart dhe ndoshta ky kualifikim në Kupë, ndaj një rivali mjaft të vështirë si Laçi, ndoshta do të shërbejë  kryesisht për këtë arsye, një bonus  moral për të funksionuar sërish në kampionat, dhe ku ka më mirë sesa të rikthehesh tek fitorja ndaj liderit aktual të Superiores, Kukësit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...