Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Kualifikimi, Petrocub dhe sezoni i ri, Halili: Laçi plot sfida, kemi ambicie për më lart

Laçi fitoi 0-1 në Podgoricë përballë Iskras dhe siguroi kualifikimin në raundin e dytë të Conference League, aty ku do të përballet me moldavët e Petrocub. Goli i kapitenit Mentor Mazrekaj vendosi sfidën e luajtur në Mal të Zi.

Bardhezinjtë e Shpëtim Duros vazhdojnë të tregojnë forcën e tyre në kompeticionet europiane. Sot u hodh shorti i sezonit 2022/2023 në Abissnet Superiore. Në Kurbin besojnë se sezoni i ri do të sjellë titullin kampion për herë të parë në histori.

Takimi i parë do të luhet në shtëpi përballë Teutës, por fokusi është te dueli ndaj Petrocub. Laçi e luan sfidën e parë në transfertë, ndërkohë që drejtori sportiv Naim Halili foli për SuperSport rreth suksesit të djeshëm, rivalit të ardhshëm dhe objektivave të nënkampionëve të Shqipërisë.

LEXO EDHE: Kalendari i plotë/ Hidhet shorti i “Abissnet Superiore”, kampionët e nisin në Kukës

Ne ndihemi shumë të lumtur, përfaqësojmë kampionatin shqiptar dhe ekipin tonë. Dje ekipi përqendroi forcat për të fituar. Fituam duke mposhtur edhe me lojë kundërshtarin. Humbëm edhe disa raste për shënim, por kjo ndodh në futboll.

Petrocub? Gjithmonë kemi ambicie për të shkuar sa më lart. Besoj se Laçi i ka gjithë mundësitë për të vazhduar më tej, ky kundërshtar është i kalueshëm, por duhet të jemi më shumë të përqendruar.

Titulli? Besoj se ky vit do të jetë sfidë, do të jetë sfidë për më lart. Nuk duhet të gabojmë, të jemi sa më konciz”, theksoi drejtuesi i klubit kurbinas.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...