Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Kualifikim mes drithërimash për Interin, Pordenone “bie” pas penalltive

Sa shumë vuajte për Interin. E besoni apo jo, zikaltrit mposhtën 5-4 Pordenonen, surprizën e këtij edicioni në Kupën e Italisë vetëm pas goditjes së penalltive për të avancuar mes drithërimash në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Falë një super Perilli dhe një skuadre të mirëorganizuar, Pordenone rezistoi për plot 120 minuta pa pësuar gol në mitikun San Siro edhe pse bëhet fjalë për një skuadër që militon në Serinë C dhe nuk ka luajtur asnjëherë në Serinë B.

Shumë ndryshime në formacionin e Interit me Spallettin që u kishte dhënë mundësinë për të luajtur një pjesë të madhe të lojtarëve të stolit duke filluar që nga Ranocchia i cili mbante shiritin e kapitenit në krah për të vazhduar me Cancelon, Karamoh, Eder e Pinamontin pa harruar edhe Padellin që debutonte në portë. Pjesa e parë foli më shumë për zikaltrit por rastin më të mirë e krijoi Pordenone që në minutën e 30-të goditi traversën me sulmuesin Magnaghi. Në fraksionin e dytë Spalletti hodhi në fushë emra të rëndësishëm si Brovozic, Perisic e Icardi por asnjëri prej tyre nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës pasi Interi gaboi shumë në finalizim ndërsa portieri i miqëve Perilli zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë duke pritur gjithçka që i doli përpara. As dy shtesat nga 15 minuta nuk e ndryshuan rezultatit pasi shtylla që i tha jo golit të Icardit dhe pritjet fanstatike të Perillit e çuan ndeshjen drejt penalltive. U deshën nga 7 goditje për secilën skuadër për të përcaktuar çerekfinalisten e parë të këtij edicioni në Kupën e Italisë, pasi Perilli priti tentativat e Skriniar dhe Gagliardinit. Megjithatë për Interin shënuan dy kroatët Brozovic e Perisic, Icardi, Vecino dhe Nagatomo që realizoi penalltinë vendimtare që kualifikoi skuadrën e Spallettit për më tej pikërisht në çerekfinale aty ku mund të kemi një derbi të Milanos nëse Milani mposht Veronën.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...