Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Kualifikohen Arsenali dhe Ajaxi, Napoli fiton, por eliminohet nga Granada

Arsenali kualifikua mes drithërimash në fazën e 1/8-ave të Europa League-s, pasi mposhti 3-2 në fundin e sfidës Benfican, teksa sfida e parë kishte përfunduar 1-1. Heroi i “Topçinjve” ishte Aubameyang, autor i golit të parë dhe të tretë të londinezëve, ndërsa finalizimin e rezultatit të përkohshëm 2-2 e shënoi Tieney. Për portugezët në fund rezultuan pa vlerë golat e Goncalves dhe Silvas.

Kualifikohet edhe Ajaxi i Amsterdamit, që fitoi 2-1 përballë Lille, me gola të Klassen dhe Neres, ndërsa për francezët shënoi golin e 1-1 Yazici me 11-metërsh.

Nuk ndodh mrekullia për Napolin dhe Gattuson, që u eliminua nga Granada me rezulta të përgjithshëm 3-2. Napolitanët fituan 2-1 në stadiumin “Maradona” me gola të Zielinskit dhe Ruiz, por finalizimi i Montoro prishi festën e vendësve.

Hoffenheimi u befasua 0-2 nga Molde, që kualifikohet për fazën tjetër pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3-3. Edhe Rangers avancojnë më tej, pas suksesit me goleadë 5-2 ndaj Antwerp.

Shaktar Donetsk fitoi edhe përballjen e kthimit ndaj Maccabit të Tel Avivit (1-0) falë golit të Moraes. Villareali gjithashtu triumfoi edhe në sfidën e dytë ndaj Salzburgut me rezultatin 2-1. Për vendës realizoi dygolësh Moreno, ndërsa për austriakut vlejti vetëm për statistikë finalizimi i shqiptarit Mërgim Berisha.

 

Rezultatet

Ajax – Lille  2-1

Arsenal – Benfica   3-2

Hoffenheim – Molde     0-2

Napoli – Granada CF     2-1

Rangers – Antqerp 5-2

Shakhtar Donetsk – Maccabi Tel Aviv    1-0

Villarreal – Salzburg      2-1

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...