Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Kualifikohen Barça dhe Juve, të mëdhatë “bëjnë ligjin”

Juventusi shmang në kohën shtesë surprizën e hidhur ndaj Ferencvarosit në raundin e katërt të ndeshjeve në grupe të Championsit dhe arrin të kualifikohet në fazën tjetër falë suksesit 2-1 në Torino. “Bardhezinjtë” fituan me përmbysje ndaj kampionëve të Hungarisë, që ëndërruan deri në sekondat e fundit se mund të merrnin pikë në këtë transfertë falë golit të Myrto Uzunit në minutën e 19-të. Në pjesën e parë “Zonja e Vjetër” arriti të barazonte me Cristiano Ronaldon, ndërsa në shtesë Alvaro Morata realizoi golin e fitores dhe të çlirimit të madh për Andrea Pirlon.
Siguron kualifikimin në Grupin G edhe Barcelona, që ia doli të mposhtte thellë 0-4 Dinamon e Kievit, edhe pse udhëtoi drejt Ukrainës pa Lionel Messin dhe de Jong (pa harruar tre të dëmtuarit e fundit: Pique, Sergi Roberto dhe Dembele). Për “blaugranat” spikati me dygolësh Braithwaite (një gol me 11-metërsh), ndërsa dy finalizimet e tjera kanë për autorë Dest, që realizoi golin e parë me fanellën e Barçës, dhe Griezmann.
Në Grupin H ndizet gara për dy vendet e para. Manchester United bëri detyrën në “Old Trafford” përballë Basaksehirit, duke fituar 4-1. Në pjesën e parë Bruno Fernandes realizoi dy herë, ndërsa Rashford shndërroi në gol një 11-metërsh, ndërsa golin e nderit për turqit e shënoi Turuc. Në minutat shtesë kishte kohë edhe për një gol të katërt për “Djajtë e kuq”, që u shënua nga James.
Po në këtë grup, PSG fitoi minimalisht (1-0) ndaj Leipzigut me gol të Neymarit me penallti, duke i marrë vendin e dytë skuadrës gjermane falë golit në fushën kundërshtare (PSG dhe Leipzig kanë nga 6 pikë).
Nuk pati surpriza as në Grpin C, ku fituan si Dortmundi ashtu edhe Lazio. Verdhezinjtë triumfuan thellë 3-0 ndaj Club Brugge me dy gola të Haaland dhe finalizimin e Sanchos, ndërsa Lazio iu imponua 3-1 Zenitit. Immobile spikati sërish me dy gola, ndërsa mes finalizimeve të tij shënoi edhe Parolo. Golin e nderit për Krasnodarin e realizoi Dzyuba.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...