Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Kualifikohen Barcelona dhe Bayerni, Juve shtyn festën, Atletico shpreson ende

Bayern dhe Barcelona janë 2 skuadrat e radhës që siguruan një vend në 1/8 e Uefa Champions League. Në Grupin C, Chelsea e preu biletën që pasdite pasi mundi 4-0 Qarabagun në Azerbajxhan, me Ansi Agollin që luajti 90 minuta të plota. Blutë e Londrës e patën gjithçka të thjeshtë përballë vendasve me 10 vetë me Hazard që shënoi që në minutën e 21-të me 11-metërsh. Përpara pushimit Willian finalizoi një aksion spektakolar për Blutë e Londrës, ndërsa në pjesën e dytë Fabregas me 11 metërsh dhe sërish Willian vulosën rezultatin përfundimtar në 4-0 për Chelsean. Atletiko i dha shpresë vetes për një vend në raundin tjetër pasi mundi 2-0 Romën në Madrid me një gol fenomenal të Griezmannit dhe një goditje të saktë të Gameiros.  Në ndeshjen e fundit verdhekuqtë duken të kualifikuar pasi do të presin në shtëpi Qarabakun. Në Grupin A, Manchester United nuk arriti dot fitoren e pestë radhazi në grup pasi humbi 1-0 në transfertë me Bazelin duke humbur dhe shansin e kualifikimit matematik dhe pse është e vështirë që humbasë me rezultat të thellë sfidën e fundit me Cska. Golin e fitores për zviceranët e shënoi Lang që kanë kuotë të njëjtë pikësh sa CSKA, me rusët që bënë detyrën ndaj portugezëve duke fituar 2-0 me gola të Shenikovit dhe një autogol të Jardelit. Në Grupin B, lajmi është se PSG pësoi golin e parë në Champions pasi fitoret me goleadë të parizienëve janë bërë normale tashmë teksa fituan 7-1 me Celtic. Dembele ndëshkoi francezët që në minutën e 2-të  por ndezi njëkohësisht dhe reagimin e francezëve që shënuan katër gola që në pjesën e parë, ku dy mbajnë firmën e Neymar. Më pas listës së golashënuesve ju shtuan dhe Cavani e Mbappe. Në pjesën e dytë Verrati ngriti në 5-1 rezultatin, përpara se Cavani të shënonte dhe golin e dytë personal të mbrëmjes, ndërsa në fund pati festë dhe për Dani Alves që shënoi një gol të jashtëzakonshëm. Bayern fitoi 2-1 në transfertë me Anderlecht, me gola të Lewandoowkit dhe Tolisso ndërsa për vendasit barazoi provizorisht Hanni. Në Grupin D, Barcelona me Messin zëvendësues barazoi 0-0 në Torino me Juventusin duke marrë dhe biletën për në 1/8 madje në klasin e parë si kryesuese e grupit, ndërsa Juventus e shtyn për ndeshjen e fundit ndaj Olympiacosit kualifikimin pasi Sportingu i Lisbonës mposhti 3-1 grekët nga Pireu me dy gola të Dost dhe një të Bruno Cesar ndërsa për miqtë shënoi në fund Odjidja.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...