Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Kualifikohet Chelsea, Tottenhami ndeshje shtesë me Southamptonin

Skuadra e Chelsea-t arrin të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të FA Cup, pasi mposhti 1-2 Hull City-n brenda në “KCOM Stadium”. Blutë e Londrës ishin gjatë gjithë ndeshjes në kontroll të lojës dhe rezultatit, por rrezikuan disi në fund, pas shkurtimit të diferencës nga vendësit.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard e gjeti golin që në minutën e 6-të me Batshuayi, ndërsa në pjesën e dytë Tomori thelloi diferencën në 0-2. Hull City nuk u dorëzua dhe në minutën e 78-të hapi ndeshjen me Grosickin, por asgjë më shumë, pasi skuadra e Premier League-s, me shumë përvojë, arriti ta administronte avantazhin.

Nuk ia del ta mbyllë që në ndeshjen e parë çështjen e kualifikimit Tottenhami, që barazoi 1-1 në fushën e Southamptonit. Son Heung-Min realizoi golin e parë të sfidës në minutën e 58-të, por Boufal, 3 minuta para fundit të kohës së rregullt i dha edhe një shans tjetër Southamptonit për të tentuar kualifikimin, edhe pse ndeshja e dytë do të zhvillohet në fushën e londinezëve.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...