Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kualifikohet Uellsi, goleada të Belgjikës, Gjermanisë dhe Holandës, ja kush shkon në play-off

Është Uellsi skuadra e 20-të dhe e fundit që siguroi një biletë në fazën finale të Euro 2020 nëpërmjet 10 grupeve kualifikuese. Britanikët mposhtën në shtëpi 2-0 Hungarinë falë dy golave të mesfushorit të Juventusit Aaron Ramsey, duke djegur Sllovakinë dhe pikërisht Hungarinë që gjithsesi do të luajnë shanset e tyre në play-offin e Nations League. Gjysmëfinalistët e Euro 2016 ishin shumë të fortë për përfaqësuesen maxhare falë edhe dy yjeve të tyre Ramsey dhe Bale që bënë diferencën në këtë ndeshje. Nuk i shërbeu aspak fitorja 2-0 Sllovakisë ndaj Azerbajxhanit, pasi Uellsi u ngjit në kuotën e 14 pikëve në grupin E, 1 më shumë se sllovakët dhe 2 më shumë se Hungaria, ndërsa si e para e grupit ishte kualifikuar që më herët Kroacia. E mbylli me pikë të plota ndërkohë Belgjika që ashtu si Italia një ditë më parë, fitoi ndeshjen e saj të 10-të, pasi mposhti me rezultatin e thellë 6-1 Qipron edhe pse të parët në avantazh kaluan ishullorët. De Bruyne dhe Benteke me nga dy gola ishin ata që spikatën më shumë në këtë sfidë. Me fitore e mbylli grupin I edhe Rusia që fitoi 0-5 në transfertë ndaj modestëve të San Marinos, ndërkohë që Skocia siguroi vendin e tretë falë fitores 3-1 ndaj Kazakistanit.

Në grupin C, fitore me goleada për dy gjigandët Gjermaninë dhe Holandën. Pancerat mposhtën 6-1 me përmbysje Irlandën e Veriut në Frankfurt në një sfidë ku shkëlqyen dy lojtarët e Bayernit Serge Gnabry me 3 gola dhe Leon Goretzka me dy gola, ndërkohë që në fund shënoi edhe Julian Brandt. Holanda ndërkohë edhe pse e përfundoi grupin në vendin e dytë me dy pikë më pak se Gjermania, mposhti 5-0 Estoninë në një ndeshje ku kapiteni Ëijnaldum realizoi tre herë ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe mbrojtësi Ake që zëvendësonte Van Dijk dhe talenti 18-vjeçar i Az Alkmaar Boadu i cili u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Depay dhe debutoi me gol.

Në grupin G ku të gjitha dilemat ishin zgjidhur Maqedonia e Veriut mposhti 1-0 Izraelin në sytë e trajnerit të Kosovës Bernard Challandes falë një goli të Nikolov në pjesën e parë. Fitore që i dha vendin e parë në grup Maqedonisë së Veriut me 14 pikë, kjo për meritë edhe të Polonisë që mposhti 3-2 Slloveninë. Ndërkohë Letonia mori fitoren e parë dhe pikët e para në këto kualifikuese pasi mposhti 1-0 Austrinë e kualifikuar. Me përfundimin e eliminatoreve janë përcaktuar edhe 16 skuadrat që në play-offin e Nations League do të garojnë mes tyre për 4 biletat e fundit në Europian në muajin mars.

Në Ligën A përveç Islandës që është skuadra e vetme nga kjo ligë që nuk ka siguruar një biletë do të peshkohen nga Liga C edhe 3 përfaqësuese mes Bullgarisë, Izraelit, Rumanisë dhe Hungarisë, pasi njëra prej tyre do të shkojë në play-offin e Ligës C ku bëjnë pjesë Skocia, Serbia dhe Norvegjia. Ndërkohë në Ligën B, 4 skuadrat e vetme që nuk siguruan një biletë në Euro 2020 ishin, Bosnje Hercegovina që fitoi edhe grupin e saj në fakt dhe janë peshkuar Sllovakia, Republika e Irlandës dhe Irlanda e Veriut edhe pse këta të fundit nuk morën asnjë pikë në grupin e tyre në Nations League. Në Ligën dihen ekipet që janë Gjerogjia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bjellorusia.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...