Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Kualifikueset e Amerikës Veriore dhe Qendrore/ Kanadaja, e pathyeshme përballë El Salvador, SHBA-të triumfojnë ndaj Honduras

Kanë përfunduar ndeshjet e raundit të 11 në fazën e tretë të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022” për tetë kombëtare të Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Jamaica është mundur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Costa Rica, me golin e vetëm të shënuar nga Campbell në minutën e 62’ të ndeshjes. Pasa këtij takimi vendasit renditen në vend të 7 me vetëm 7 pikë, ndërsa Costa Rica kaloi në vend të pestë me 16 pikë të grumbulluara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë triumfuar me shifrat 3-0 ndaj ekipit të kombëtares së Honduras për këtë raund. Golat për vendasit janë shënuar nga McKennie në minutën e 8’, më pas ishte Zimmerman ai që dyfishoi rezultatin për SHBA-të në minutën e 37’, teksa Pulisic i dha tripletën vendit të tij. Pas këtij takimi SHBA-të kalojnë në kuotën e 21 pikëve dhe renditen të dytët, teksa Honduras është në vend të fundit me vetëm 3 pikë.

Kanadaja ka fituar në transfertë ndaj El Salvador me shifrat 0-2. Hutchinson shënoi golin e parë në minutën e 66’, teksa David J dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të takimit. Pas kësaj fitoreje Kanadaja arriti kuotën e 25 pikëve dhe vijon të qëndrojë në vend të parë, ndërsa El Alvador qëndron në pozicionin e gjashtë me 9 pikë.

Ndeshja e fundit, ajo mes Meksikës dhe Panamasë përfundoi me fitoren e vendasve me shifrat 1-0. I vetmi gol i këtij takimi u realizua nga Jimenez R, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 80’. Pas përfundimit të këtij raundi Meksika shkon në kuotën e 21 pikëve dhe renditet në vend të tretë, teksa Panamaja renditet e katërta me 17 pikë.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...