Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Kualifikueset e UEFA-s, SuperSport sjell emocionet e ndeshjeve të Ballkanit dhe Vllaznisë

Vllaznia nis një projekt të ri nga mesi i këtij muaji, me qëllimin për të rikthyer shkëlqimin e dikurshëm. Kuqeblutë do të nisin rrugëtimin e tyre në Europë në datën 13 korrik ku do të përballen me Linfield në transfertë, ndërkohë që kualifikimi do të vendoset një javë më vonë në Loro Boriçi, sfidë që do të vijë live dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSport. Shkodranët, në rast kualifikimi do të luajnë në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League me polakët e Pogoń Szczecin.

Ballkani është skuadra e parë dhe e vetme nga Kosova që ka marrë pjesë në një fazë grupesh të kompeticioneve të UEFA-s. Skuadra Dardane arriti sezonin e shkuar që të kishte një aventurë të gjatë në arenën ndërkombëtare, duke shkruar historinë. Skuadra nga Suhareka synon që edhe këtë verë të ketë një rrugëtim të gjatë, teksa nis aventurën eurpopiane në 11 korrik ndaj Ludogorets.

Lexo edhe: 

Supersport/Digitalb do të sjellë në shtëpitë tuaja nisjen e rrugëtimit të të besuarve të Ilir Dajës, që do të synojnë ta nisin me këmbën e mbarë aventurën e tyre europiane. Po ashtu, edhe ndeshjet shtëpiake të Dritës dhe Gjilanit do të vijnë për të gjithë të pasionuarit në ekranin e SuperSport.

Gjithashtu, SuperSport do të sjellë për të gjithë ndeshjet shtëpiake të tre skuadrave të Maqedonisë së Veriut, Strugës, Shkupit dhe Shkëndijës.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...