Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Kualifikueset EURO 2024/ “Vëllazërorja” Kosovë-Zvicër premton spektakël në “Fadil Vokrri”

“Vëllazërorja” Kosovë-Zvicër do të jetë kryefjala e mbrëmjes së kësaj të shtune, sfidë që tranmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 3”/ Digitalb, duke nisur nga ora 20:45.

Kosova do të presë Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një takim që pritet të sjellë një përzierje emocionesh, mes dëshirës së triumfit e ndoshta edhe “tolerancës mes vëllezërve”.

Lexoni edhe:

“Dardanët” kanë një ecuri pa fitore në kualifikuese deri më tani, pasi kanë barazuar në tre ndeshje dhe kanë pësuar një humbje.

Në ndeshjen e fundit Kosova u mund nga Bjellorusia me rezultatin 2-1 dhe tashmë do të përpiqen të rikthehen te fitorja, me trajneri Gliha që synon të debutojë me një rezultat pozitiv në krye të përfaqësueses “Dardane”.

Miqtë nga ana tjetër, me në krye trajnerin Yakin vijnë në Kosovë pas një ecurie pozitive, ndërsa kanë marrë tre fitore dhe një barazim, atë në shtëpi ndaj Rumanisë, që u mbyll me rezultatin 2-2.

Kosova dhe Zvicra do të përballen për herë të parë në një kompeticion, teksa më herët janë përballur vetëm një herë, në miqësoren e 23 marsit 2022 që u mbyll me barazimin 1-1.

Sa u përket emrave me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën dhe që janë thërritur për këto ndeshje dhe si rrjedhojë do të jenë në “Fadil Vokrri” janë kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uranium Bislimi.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...