Ajaxi i Amsterdamit nuk e ndal serinë e ndeshjeve pozitive në Eredivisje, ku mbetet rivali kryesor i Feyenoordit kryesues për titullin kampion.
“Harkëtarët” fituan me rezultat minimal ndaj Nijmegen, duke rikthyer diferencën prej tri pikësh me liderët e kampionatit.
Goli i vetëm i shënuan në “Johan Cruijf Arena” u shënua nga Kudus në minutën e 52-të, i shërbyer nga kapiteni Dusan Tadic.
Lexo edhe:
- Daku protagonist në Slloveni, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren Mura-s
- Fitorja 6-1 dhe profecia e numrit 613 në fanellën me emrin e Simeone
- Ngec ndaj Bregalnica Stip, Shkëndija mbetet në vend të tretë
- “Fanellë m**i”, Kroos: Kujt i shkoi mendja për jakë? Latë nam!
Më të njëjtin rezultat 1-0 fitoi edhe PSV Eindhoven në fushën e Walëijk falë golit të Bakayokos, i shënuar në minutën e 35-të.
PSV gjithashtu mbetet në garë për titullin me 49 pikë, tri më pak se Ajaxi e gjashtë më pak se Feyenoordi.
