Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“Kujdes, Freiburgu është i pathyeshëm! Juventusi synon dy trofe”

Goglat vendosën Juventusin përballë Freiburgut në raundin e 1/8-ve në Europa League. Koordinatori i stafit të bardhezinjve, Gianluca Pessotto komentoi shortin përballë skuadrës gjermane.

Do të jenë dy ndeshje të bukura kundër një ekipi të fortë. Ata po ecin shumë mirë në Bundesliga, ndërkohë që vijnë në këtë raund të pathyeshëm.

Mos të harrojmë që fituan grupin, kishin edhe Nantes në grup. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm ndaj Freiburgut, por jemi gati”, deklaroi ish-mbrojtësi italian.

“Këtë vit Juventusi duhet të bëjë gjithçka për të fituar Europa League dhe Kupën e Italisë”, u shpreh Pessotto.

Skuadra e Max Allegrit luan takimin e parë ndaj Freiburgut në Torino (9 mars). Përballja e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në “Europa-Park Stadion”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...