Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Kujdes me holandezët, më mirë flini të qetë në Durrës”, tifozët e Lazios tallen me “armiqtë” e Romës

Roma e Jose Mourinhos do të sfidojë Feyenoordin të mërkurën në “Air Albania”. Finalja e parë e Conference League do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar më 25 maj, 21:00 (Supersport 2). Në Tiranë priten të zbarkojnë mijëra tifozë italianë dhe holandezë.

Marrëdhëniet mes dy tifozerive nuk janë aspak të mira. Vite më parë pati sherre dhe përplasje mes tyre, teksa ultrasit nga Roterdami e tepruan duke shkatërruar disa objekte arti historike të rëndësishme në kryeqytetin italian, aty ku nuk mungoi përpasja e dhunshme me policinë.

Pas shtatë vitesh do të takohen në Tiranë, tashmë në finalen e madhe të UECL. Një grup tifozësh të Lazios kanë shpalosur një pankartë të madhe, aty ku thumbimi dhe ironia ndaj “armiqve” të përjetshëm nuk mungon.

Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruajnë ultrasit bardhekaltër, duke e lidhur gjithçka me problemet në të kaluarën mes tifozëve të Romës dhe Feyenoordit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...