Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Kujdesuni për veten”, kapiteni gjerman thyen këmbën duke bërë ski, mbyll sezonin

Manuel Neuer po kalon një nga periudhat më të vështira. Pasi përjetoi një Botëror shumë të dobët dhe zhgënjyes, që solli eliminimin e katër herë kampionëve të botës në grupe, kapiteni i Kombëtares dhe Bayern Munchen ka thyer këmbën duke bërë ski!

36-vjeçari gjerman ka mbyllur sezonin, ndërkohë që dha lajmin e keq nëpërmjet një postimi në Instagram. “Çfarë mund të them, fundi i vitit mund të kishte shkuar padyshim më mirë… Ndërsa po përpiqesha të pastroja kokën gjatë kohës që po bëja ski, pësova një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës.

Operacioni i djeshëm shkoi mirë. Shumë faleminderit mjekëve! Megjithatë, më dhemb të di se sezoni aktual ka përfunduar për mua. Kujdesuni për veten, i juaji Manuel”, shkruan lideri i Bayern Munchen.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...