Francë

“Kujt nuk i pëlqen le të largohet”, drejtori i PSG merr vendimin ekstrem për futbollistët!

Drejtori i PSG, Luis Campos si dhe trajneri i kryeqytetasve, Christophe Galtier janë duke vepruar me “dorë të hekurt” në skuadrën e parisienëve teksa kërkojnë të shtrëngojnë yjet e ekipit të mendojnë vetëm për fushën e blertë e të mos shpërqëndrohen nga faktorë të jashtëm.

Kështu, Campos ka menduar të ndalojë futbollistët e PSG të frekuentojnë klubet e natës teksa ka arritur deri në atë pikë sa ka dërguar edhe skaute në këto ambjente të Parisit për të kontrolluar nëse rregulli i tij është duke u zbatuar. Campos madje ia ka bërë të qartë se ai futbollist që nuk e pëlqen këtë rregull, është i lirë të largohet nga ekipi.

Sakaq, në listën e rregullave strikte të vendosura nga drejtori dhe trajneri Galtier janë edhe ato në të cilat bëhet e ditur se nuk lejohen telefonat gjatë konsumimit të mëngjesit e drekës apo edhe detyrimi për t’u paraqitur në kohë në stërvitje pasi nëse lojtarët nuk kanë një justifikim të arsyeshëm atëherë do të dërgohen mbrapsht në shtëpi. Duket se këtë sezon, te PSG ka më shumë seriozitet sa i takon ambientit përreth skuadrës me drejtuesit që kërkojnë me çdo kusht të mbërrijnë tek trofeu europian, Champions League.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency