Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Kujtimi i Sachit: Gullit tha se pa bërë seks, nuk vraponte dot

Trajner i madh italian, Arrigo Sachi, i cili e bëri të lavdishëm Milanin në fund të viteve ’80 e në fillim të fiteve ’90, i ftuar në një emision në Rai 1, është kthyer më shumë se 30 vite pas në kohë duke, kujtuar një episod të veçantë me protagonistë ish-presidentin, Silvio Berlusconi, dhe holandezin e famshëm Ruud Gullit. Ishte vitit 1988 dhe presidenti, për të fituar titullin kampion në Serinë A, u kërkoi futbollistëve të hiqnin dorë për një muaj nga jeta seksuale.

Belusconi kërkoi që për një muaj futbollistët të mos bënin seks, por Gullit tundi kokën në shenjë mospajtimi. Unë ktheva sytë menjëherë nga Gullit e ai sërish tundte kokën. I thashë: president, Gullit dëshiron të të thotë diçka. U ngrit me madhështinë dhe autoritetin e tij fizik dhe i tha se nuk mund të vraponte në fushë nëse s’do të bënte seks.”

Atë sezon, Milani, gjithsesi, arriti të shpallej për herë të parë kampion i Italisë në erën “Berlusconi”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...