Vetën pak orë pasi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit mes Arbër Çyrbjen, Kukësi bën lëvizjen e radhës, por në kah të kundërt, pra në hyrje. Klubi verilindor njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin e Besëlidhjes për futbollistin Oumar Toured Camara.
Mesfushori vjen në formë huazimi për një sezon futbollistik te skuadra nënkampione nga ekipi i cili militon në Kategorinë e Parë.
Afrikani është afrimi i gjashtë i merkatos së verës, pas ardhjes së Ilir Avdylit, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt, Marko Çemës dhe Tome Kitanovskit.