Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukeli promovohet në stafin teknik të skuadrës së parë, vendin e tij e zë një tjetër shqiptar

Kukeli emërohet trajner i Grasshopper
Kukeli emërohet trajner i Grasshopper

Burim Kukeli bën një tjetër hap të madh në rrugëtimin e tij si trajner. Pas një sezoni si trajner i Grasshopper U21, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është promovuar në stafin teknik të skuadrës së parë e cila ka për trajner Bruno Berner të emëruar në fillimin e muajit qershor.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi nga Zyrihu, që përveçse do të ketë Kukelin në pankinë, ka si kapiten në fushë një tjetër kuqezi, mesfushorin Amir Abrashi.

Lexo edhe: 

“Grasshopper Club Zurich ka kënaqësinë të promovojë Burim Kukelin nga U21 në ekipin e parë”, thuhet në deklaratën e klubit, që ndër të tjera sjell në vëmendje kohën kur Kukeli luante në Kampionatin Europian, në krah të Amir Abrashit.

E nëse Kukeli promovohet si pjesë e stafit të skuadrës së parë, vendin e tij te Grasshopper U21 e merr një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Sero Nokën, i cili ka qenë ndihmës i Kukelit te Grasshopper U21 dhe tani do të jetë trajner i parë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...