Kukësi realizon një tjetër goditje në merkato. Ekipi verlindor, ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit Milos Krkotic. 29-vjecari është transferuar te kampionët e Shqipërisë nga radhët e Mladost Podgoricës . Krkotic në prezantim e tij përpara mediave është shfaqur i kënaqur për nisjen e kësaj aventure të re, si dhe theksoi se do të japë kontributin e tij maksimal në arrijten e objektivave që ekipi i Kukësit ka. Gjatë prezantimit Krkotic deklaroi se aktivizimin e tij te verilindorët, shpreson të rikthehet edhe në kombëtaren e Malit të Zi.
“Jam i vetedijshem qe kam ardhur te skuadra kanpione e shqiperise. Kukësin e njoh pasi e kam pare edhe ne duelet qe ka patur ne europe me Mlada te podgorices dhe Rudar. Eshte nje ekip me kualitet dhe e di qe synon te ruaje titullin kampion. Shpresoj qe me aktivizimin tim te Kukesi të arrij dhe rikthimin ne kombetare. E di qe kukesi synon te jete ne faze grupesh te champions ose europa league.
Mesfushori më tej shtoi se u bind për tu transferuar tek ekipi i Kukësit edhe pas bisedës që ai ka patur me bashkombasin e tij Marko Cetkovic, me të cilin ka qënë pjesë e Mladost. Përsa i përket konkurencës për një vend në foramcion, malazezi nuk shqetësohet aspak. Madje sipas tij kjo është dicka e mirë.
“Kam folur edhe me Cetkovic te cilin e kisha shok dhome te ekipi i Mladost. Me ka thene qe futbolli shqiptarë eshte ne rritje dhe shpresoj te jap me te miren. E di qe ka shume konkurencëe per nje vend ne formacion por mendoj qe eahte dicka e mire.”
