Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi arrin akordin me Plakun, Shameti: Duam grupet e Europa League(Video)

“Restart” për Kukësin. Pak javë pushime dhe nënkampionët janë rikthyer të stërviten në fushë me sytë nga vendimi i CAS-it për Skënderbeun që do të përcaktojë edhe se cili do të jetë kompeticioni i bluve, Champions apo Europa League. Trajneri Peter Pacult nuk ka pasur në dispozicion të gjithë grupin me Rrumbullakun , Allën e Kalen qe ende nuk jane kthyer ne Shqiperi , ndërkohë që ka rigjetur fushën  pas dëmtimit Stivi Frashëri. Në këtë seancë kanë qënë edhe prurjet e reja si Kalaja apo portieri Maloku. Ndjesia në rifillim është gjithnjë e veçantë edhe kur ke shumë përvojë si Yli Shameti i cili e rinis me dëshirën për të bërë mirë në Kupat e Europës.

Kapiteni e ka provuar shijen e titullit , Kupës dhe Superkupës , qershia mbi tortë do të ishte pjesmarrja në grupet e Europa Leagues.

E ardhmja e gjirokastritit ende nuk është përcaktuar pasi kontrata aktuale përfundon në fund të kupave të Euopës, por Kukësi mbetet prioriteti kryesor për 34-vjeçarin.

Blutë e kanë nisur më marsh të 5-të merkaton e verës dhe së fundmi është gjetur akordi me Sebino Plakun. Sulmuesi fillimisht do të nënshkruajë vetëm për kompeticionet europiane. Ditët në vijim 33-vjeçari pritet të zbresë në stërvitje me Kukësin.

Sha

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...