Kupa e Shqiperise

Kukësi bind, por Bregu mban në lojë Skënderbeun; Mungojnë golat në Gjirokastër

Kukësi mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1 në Kamëz, në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes të dy skuadrave, që shikojnë këtë kompeticion si mënyrën për të shpëtuar sezonin.

Sfida nisi mjaft e luftuar në Kamëz, por në minutën e 20’ ishte Kukësi që kaloi në avantazh, teksa Rroca lëshoi një top të gjatë pas shpinës së mbrojtjes korçare dhe atje Reginaldo e mori mirë dhe e gjuajti në rrjetën e portës së Dajsinanit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Vasil Shkurtaj që dyfishoi avantazhin, pasi i shpëtoi kurthit të pozicionit jashtë loje të mbrojtjes korçare dhe dribloi Dajsinanin, për të çuar topin në rrjetë.

Ky gol i dytë zgjoi korçarët, që vetëm 5 minuta më vonë, shfrytëzuan një gabim të mbrojtjes kuksiane, për të rihapur takimin, me golin e shënuar nga sulmuesi vlonjat Dejvi Bregu.

Më pas korçarët shtuan presionin dhe krijuan disa mundësi të mira për të barazuar, por nuk u treguan aspak të kthjellët në pasimin e fundit, duke gabuar thuajse gjithmonë në zonën e rreptësisë.

Kukësi ka hedhur kështu hapin e parë drejt kualifikimit, por pikërisht goli i Bregut mban në lojë Skënderbeun, që do të tentojnë të përmbysin gjithçka në sfidën e kthimit, në 8 maj, në qytetin e Korçës.

Nuk pati fitues në sfidën tjetër gjysmëfinale, atë mes Luftëtarit dhe Tiranës në Gjirokastër, dy skuadra të cilat e shtynë çështjen e kualifikimit për ta vendosur në ndeshjen e kthimit në kryeqytet, më 8 Maj.

Të dy ekipet ishin vendosur mirë në fushë dhe luajtën me shumë kujdes, duke bërë që tifozët të shikonin një ndeshje me pak raste për shënim, ndërsa golat duket se janë lënë për ndeshjen e fundjavës për kampionat.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency