Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kukësi dhe Laçi për përmbysjet, Tirana dhe Vllaznia për të mbrojtur avantazhin!

Kupa e Shqipërisë do të mësojë sot 8 skuadrat çerekfinaliste të këtij edicioni. Vëmendja e të gjithëve është në grupin B dhe pikërisht te Kukësi e Laçi. Verilindorët dhe kurbinasit janë mposhtur në ndeshjet e para nga dy skuadra të Kategorisë së Parë, siç janë Apolonia dhe Bylis dhe për të avancuar më tej duhet të përmbysin rezultatet. Megjithatë takimi më i rëndësishëm është ai mes Flamurtarit dhe Tiranës, aty ku vlonjatët me 1001 probleme kanë një mision shumë të vështirë pasi duhet të fitojnë dhe duhet ta bëjnë këtë me një rezultat më të mirë se 2-0 për të kaluar në raundin tjetër, një mision shumë i vështirë ky për të mos thënë i pamundur. Flamurtari-Tirana do të transmetohet live edhe në Supersport. Teuta-Lushnja është sfida tjetër e grupit B, takimi i vetëm që nuk ka ndonjë rëndësi të madhe pasi durrsakët e kanë mbyllur çështjen e kualifikimit falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë.  Në grupin A, skuadrat e mëdha pothuajse e kanë prerë biletën e kualifikimit dhe luajnë thjeshtë për statistika sot. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Skënderbeu presin Besëlidhjen e Lezhës në Korçë për të mbrojtur fitoren 2-1 të ndeshjes së parë, Partizani dhe Luftëtari e kanë akoma më të thjeshtë ndaj Kastriotit dhe Egnatias ndërkohë që ndeshja më më shumë interes në këtë grup është ajo mes Kamzës dhe Vllaznisë një sfidë në të cilën vendasit me shumë probleme do të tentojnë përmbysjen e humbjes 2-1 të ndeshjes së parë, ndërkohë që Vllaznia do të shkojë në Kamëz me një objektiv të vetëm kualifikimin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...