Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kukësi dhe Laçi, projektojnë përmbysjet në Kupë!

Kampionati ka një “aureolë” që  e veçon nga Kupa, kjo ndodh jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të cilat e kanë më të zhvilluar këtë sport, gjithsesi në fund të fundit mbetet një trofe dhe Kukësi e Laçi nuk është se e kanë muzeun të mbingarkuar me medalje.

Blutë në mënyrë befasuese nuk ja dolën ta mbyllinin çështjen e kualfiimit në Fier, madje u mposhtën nga Apolonia 2-1. Goli i realizuar nga Ethemi vijon t’i renditë si favorit për kalimin e raundit, megjithatë ashtu si ndodhi në sfidën e parë, bardhëjeshilët mund t’i rezervojnë të tjera ” kurthe” Kukësit. Për këtë arsye përmbysja të paktën në pamje të parë nuk duket “një shëtitje në park” për Blutë.

Akoma më të vështirë do ta ketë Laçi kundër Bylisit. Ballshiotët e fituan me shifra të pastra 2-0 ndeshjen e parë dhe me gjithë respektin për Apoloninë kanë lojtarë më cilësorë se fierakët, jo pa arsye kryesojnë renditjen e grupit B në Kategorinë e Parë. Nëse kthen kokën pas në të shkuarën e afërt duelet mes Laçit e Bylisit kanë qënë të ashpra në disa raste edhe përtej kufijve dhe ky rivalitet i lindur nuk është një plus kur synon të përmbysësh dy gola të pësuar. Është fakt që Kupa është kthyer në “habitatin natyral” të kurbinasve të cilët kanë shkuar në finale në 4 nga 6 edicionet e fundit duke fituar 2 herë, por tashmë po shohin në “sy”  eliminimin që në këtë fazë të hershme të kompeticionit, çfarë dështimi do të ishte për bardhezinjtë nëse nga e enjtja do të mbeteshin vetëm në “fushëbetejën” e kampionatit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...