Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi dhe Teuta ndajnë pikët, verilindorët ndihen të vjedhur!

Teuta vazhdon serinë e rezultateve pozitive duke e çuar në 6 numrin e ndeshjeve pa humbje. Skuadra e Bledi Shkëmbit ndali në një barazim 1-1 Kukësin e Armando Cungut në sfidën që mbylli javën e 13-të të Kategorisë Superiore. Një rezultat ky që kënaq Djemtë e Detit, pasi për Kukësin kjo ishte ndeshja e 3-të radhazi në kampionat pa fitore me verilindorët që pozicionohen në vendin e 5-të dhe tashmë janë plot 10 larg nga Partizani kryesues. Teuta nga ana tjetër në 6 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 fitore dy barazime dhe aktualisht ndan vendin e 3-të me Laçin në kuotën e 22 pikëve. Ishte një sfidë me dy tablo, me Teutën që e nisi më mirë ndeshjen por më pas i lëshoi terren Kukësit. Megjithatë në momentin më të mirë të verilindorëve, Teuta gjeti avantazhin me Sekou Camara në minutën e 30-të, me afrikanin që i shpëtoi mbulimit të Donjet Shkodrës dhe i harruar në mes të zonës mposhti Frashërin. Kukësi reagoi menjëherë por goli i Reginaldos u anullua për një pozicion jashtë lojë shumë të dyshimtë që në pamjet e përsëritura dukej i rregullt. Në pjesën e dytë verilindorët e rritën ritmin dhe gjetën golin e barazimit me Reginaldon në minutën e 50, me sulmuesin mozambikas që realizoi një gol të bukur me kokë. Kukësi ishte më kërkues edhe në minutat në vazhdim por nuk arriti të mposhte sërish Hidin, i cili bëri një mrekulli të vërtetë ndaj goditjes së Donjet Shkodrës në shtesën e lojës. Në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë me Kukësin e Teutën që duhet të kënaqeshin me barazimin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...