Abissnet Superiore

Kukësi-Dinamo/ “Verilindorët” kërkojnë Europën, kryeqytetasit luajnë shansin e fundit për mbijetesë

Kukësi kërkon fitoren e parë në shtëpinë e re në të tretën ndeshje që do të luajë në “Kukës Arena”, Skuadra verilindore e ka rrezikuar shumë objektivin Evropë dhe një tjetër hap i gabuar do të ishte fatal për të besuarit e Diego Longos, të cilët suksesin e fundit e kanë pikërisht ndaj Dinamos në fazën e tretë, teksa në 8 ndeshjet që nga ajo sfidë ekipi kuksian nuk ka marrë më shumë se katër pikë. Trajneri Longo i gëzohet rikthimit të Pablo De Lucas dhe Edison Ndrecës, të cilët në Shkodër nuk u aktivizuan për shkak kartonësh, ndërsa tani i gatshëm është dhe Angelos Tafas, i cili e ka lënë pas dëmtimin dhe mund të luajë që nga minuta e parë.

Në anën tjetër Dinamon e mban ende në lojë matematika e do të luajë ndoshta shansin e fundit për të shpëtuar në Kukës. Skuadra e Rodolfo Vanolit vjen pas dy barazimesh radhazi e do i duhet një mrekulli që të shmangë dy vendet e fundit në renditje, pasi jo vetëm i duhet që të marrë maksimumin e pikëve në këto tre ndeshjes, por Egnatia në anën tjetër të dështojë në të gjitha sfidat e saj. “Nëndetjsa blu” në shtatë transferta e fundit ka marrë vetëm 4 pikë e nuk do ta ketë aspak të lehtë dhe ndaj Kukësit që luan shanset e Evropës.

Në tre përballjet e zhvilluara deri më tani, Kukësi ka fituar dy prej tyre, ndërsa kryeqytetasit kanë marrë vetëm në një 90 minutësh maksiumin e pikëve, por tani të dyja ekipet vijnë në situata krejt të ndryshme dhe muzika nuk do të jetë e njëjtë.

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency