Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi dominon Teutën dhe merr kreun, roveshata e Shtubinës ndëshkon Skënderbeun

Kukësi nuk e shpërdoron mundësinë për të marrë kreun e renditjes, me shansin që iu dha nga Tirana, që triumfoi 1-2 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Nënkampionët në fuqi të Superiores fituan thellë 4-0 në “Elbasan Arena” përballë Teutës e tashmë kanë krijuar një epërsi prej dy pikësh me Laçin e Partizanin, që janë ndjekësit më të afërt.

Teuta tentoi të luante si e barabartë përballë verilindorëve, madje pati një mundësi të artë me Lorenco Vilën në minutën e 17-të, por gjuajtja e tij u kontrollua nga Xhika.

Nga porta e Kukësit, rreziku 5 minuta më vonë kaloi te zona e Tuetës, por finalizimi i Kristal Abazajt u ndal nga shtylla.

Në minutën e 36-të, kryesori Xhaja bën me shenjë për 11-metërsh në favor të Kukësit, për prekje të topit më dorë nga Rustem Hoxha, me gjithë protestat e durrsakëve. Nga pika e bardhë nuk gabon Vasil Shkurtaj, 1-0.

Tjetër 11-metërsh për skuadrën e Kukësit, sërish për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Rustem Hoxha, që ndëshkohet me kartonin e kuq. Ashtu si në pjesën e parë, penalltinë e shndërron në gol Vasil Shkurtaj. I dyshimtë, në fakt, pozicioni i Shkurtajt gjatë aksionit që u mbyll me penallti për Kukësin.

Me Teutën në inferioritet numerik, ndeshja nuk kishte më histori, në kohën shtesë Et’hemi realizoi golin e katërt pas 11-metërshit të tretë të dhënë në favor të Kukësit, 4-1.

Fitore shumë e rëndësishme e Vllaznisë, në transfertë me Skënderbeut, me një supergol të Ndriçim Shtubinës me roveshatë në minutën e 66-të, duke mos u dhënë asnjë mundësi reagimi Koliçit.

Vazhdon momenti jo i Skënderbeut, që me këtë ritëm shumë shpejt mund të kthehet pretendent për të rënë direkt nga kategoria.

Korçarët patën një mundësi të mirë në minutën e 8-të, kur Sherri i mohoi golin Bregut.

Në të 30-ën Koliçit i erdhi në ndihmë shtylla pas goditjes së Markut, me pjesën e parë që u mbyll pa gola.

Çfarë humbet Gligorov për Vllazninë në minutën e 56-të, megjithatë goli që do të vendoste sfidën nuk vonoi shumë, me Shtubinën që kreu një gjest të mrekullueshëm, duke e dërguar me roveshatë top në rrjetë, 0-1. Edhe pse shkodranët luajtën nga minuta e 82-të me një lojtar më pak (Walusimbi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë), Skënderbeu nuk arriti ta shmangte humbjen, që ishte e shtata sezonale.

Bylis ndalet në Vlorë, Laçi fiton me goleadë dhe kap Partizanin

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...