Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukesi, dy portierë premtues në shënjester

Sulmi të jep golat por një garanci mes shtyllave është shpesh herë premisa bazë për të fituar kampionatin e patur sukses në arenën ndërkombëtare. Te Kukësi bashkë me titullin e parë dhe eksperiencën në rritje e kanë kuptuar padyshim dicka të tillë. Enea Kolici ishte padyshim një ndër më të mirët sezonin e kaluar, mirëpo mes portierit pogradecar dhe klubit verilindor tanimë ka lindur një cështje me Kolicin që pretendon se është i lirë dhe Kukësin të kundërtën, ndaj kampionët kanë nisur të kërkojnë alternativa për portën duke synuar të përsërisë goditje pikërisht si ajo e Kolicit që u mor me parametra zero nga Olimpiakos Volos në verën e 2015.

Kukësi ka arritur tanimë marrëveshjen me Alesio Abibin, portierin shqiptar me pasaportë italiane që ka qenë pjesë e kombëtares kuqezi të 19 vjecarëve dhe mbylli para pak muajsh aventurën me Eldensen në Kategorinë e tretë spanjolle pasi ekipi i tij atëkohë u vu në qendër të një skandali bastesh për një ndeshje të humbur 12-0 me Barcelonën B. Ska nevojë për alarm pasi  Abibi atë kohë ishte në krahun e  duhur e madje një ndër dëshmimtarët e farsës së gatuar nga disa nga ish shokët e tij të skuadrës, portieri 20- vjecar këtë javë pritet të bashkohet me skuadrën ndërkohë që Kukësi i ka piketuar edhe një tjetër talent premtues mes shtyllave. Bëhet fjalë për Ilia Melkën, 27- vjecar dhe që sezonin e kaluar është aktivizuar me skuadrën e Panseirraikos në kategorinë e dytë të futbollit grek.  Tratativat me dy portierët në fjalë, nuk do të thonë aspak se Kukësi ka hequr dorë nga Kolici, por megjithatë mund të lexohen edhe si një sinjal se mes klubit dhe portierit pogradecar mund të gjendet një kompromis.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...