Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi e Laçi rikthehen te fitorja, Bylisi mposht Tiranën dhe merr kreun

Kukësi ia doli të rikthehet te fitorja që i mungonte që prej 21 shtatorit kur mposhtte Tiranën me rezultatin 2-1, teksa sot triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj skuadrës së luftëtarit, në sfidën e zhvilluar në Kamëz.

Verilindorët zhbllokuan sfidën që në minutën e dytë me anë të mesfushorit Valon Et’hemi, ndërsa në të 26-ën ishte një ish për gjirokastritët, sulmuesi Vasil Shkurtaj, që dyfishoi shifrat e avantazhit.

Në pjesën e dytë Kukësi shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Eduart Rrocën me 11-metërsh dhe më pas me Shkurtajn që kompletoi dopietën personale dhe vulosi fitoren e të besuarve të Shpëtim Duros.

Të pafuqishëm u shfaqën nga ana tjetër gjirokastritët, pasi goli i shpejtë i pësuar duket se u prishi planet, ndërsa golin e vetëm të takimit e shënuan me anë të Çelës në minutën e 61-të.

Zhgënjen sërish Tirana, këtë herë në transfertën mallakastriote ndaj Bylisit, ku u mposht me rezultatin 3-1, humbje kjo që trondit sërish pozitat e trajnerit Ardian Mema në stolin e skuadrës bardheblu.

Ishte pikërisht mbrojtësi që sezonin e kaluar luajti me Tiranën, Jurgen Goxhaj, që kaloi në avantazh mallakastriotët në minutën e katërt, pasi u la i lirë në zonë gjatë zhvillimeve të një goditjeje standarde.

Vetëm 20 minuta më vonë ishte mesfushori i kryeqytetasve Idriz Batha që gaboi një top në një zonë të rrezikshme dhe sulmuesi Guindo u nis i vetëm me portierin Bakaj, të cilin e dribloi me lehtësi dhe shënoi edhe golin e dytë.

Pjesa e parë përfundoi me humbjen e bardhebluve, ndërsa në fillim të pjesës së dytë trajneri Mema hodhi në fushë edhe sulmuesin Ngo’o e mbrojtësin anësor Albi Doka për të freskuar ekipin.

Ishte pikërisht një zbritje e Ngo’o nga krahu i djathtë i sul;mit, që solli edhe golin që rihapi takimin për bardheblutë, pasi anglezi krosoi saktë në zonë për sulmuesin tjetër Dunga dhe ky i fundit me portën e boshatisur shtyu topin në rrjetë.

Megjithatë kur bardheblutë rigjetën besimin dhe entuziazmin për të marrë të paktën një pikë, ishte i sapofuturi në fushë, argjentinasi Celis që përfitoi nga një top i rrëmbyer mbi vijën e 16 metrave dhe lëshoi një predhë me të djathtën, duke thyer për herë të tretë portierin Bakaj.

Ky gol komplikoi gjithçka për Tiranën, që në minutat në vijim u pa shumë e paqartë dhe e rrëmujshme në ndërtimin e aksioneve sulmuese, ndërsa edhe në ato pak raste që arriti të shkojë rrezikshëm, gjeti në gatishmëri portierin Hidi.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit kryeqytetas, me në krye presidentin Refik Halili, braktisën stadiumin “Adush Muça” të Ballshit rreth 10 minuta para fundit, si për të dëshmuar zhgënjimin dhe mungesën e besimit te një përmbysje e ndeshjes.

Bylisi merr kështu përkohësisht kreun e renditjes me 16 pikë të grumbulluara në fazën e parë, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 14 pikëve, një më pak se Teuta e vendit të dytë dhe aq sa kanë edhe Kukësi e Partizani.

Në javën e dytë në stolin e laçit, Armando Cungu ka shijuar fitoren e parë, që ka qenë vërtetë e bukur dhe bindëse, 3-0 përballë Teutës, që shkonte si kryesuese e kampionatit në këtë transfertë.

Dy golat e shënuar nga Kyrian Nwabueze në minutat 18’ dhe 28’, vunë sfidën në shinat e duhura për kurbinasit, që në fillim të pjesës së dytë gjetën edhe golin e sigurisë me anë të Redon Xhixhës, duke vulosur suksesin e dytë sezonal, në fazën e parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...