Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi e Tirana prova në distancë para përballjes direkte, Vllaznia sërish përballë Teutës

Humbja një javë më parë në transfertë ndaj Laçit, veniti shpresat e Kukësit për titullin kampion, por verilindorët kanë sot një mundësi të mirë për të vënë nën presion Tiranën, nëse ia dalin të triumfojnë ndaj Bylisit, në sfidën që do të zhvillohet në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

Të besuarit e Orges Shehit vijnë pas një ndeshjeje mjaft të mirë ndaj Apolonisë në Kupën e Shqipërisë, ku siguruan kalimin në gjysmëfinale, ndërsa tekniku do të ketë thuajse të gjithë titullarët në dispozicion për sfidën e nesërme.

Natyrisht që Bylis është një kundërshtar mjaft i rrezikshëm dhe aspak komod, por Kukësi do të provojë fitoren, për të reduktuar në 6 pikë diferencën me Tiranën dhe për të vënë nën presion bardheblutë, që në mbrëmje i pret një transfertë e vështirë përballë Skënderbeut.

Nga ana tjetër mallakastriotët i janë larguara disi zonës Play Out dhe e kanë të përqendruar vëmendjen te Kupa e Shqipërisë, si e vetmja rrugë për të fituar diçka këtë sezon, por edhe për të shkuar në Kupat e Europës.

Po në orën 17:00, në Shkodër do të rikthehet përballja mes Vllaznisë dhe Teutës, e treta mes këtyre dy skuadrave në muajin qershor, pasi dy të parat u luajtën për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe shkuan në favor të durrsakëve.

Kuqeblutë e Hysen Dedjas janë në zonën Play Out të renditjes dhe kanë si synim t’i largohen sa më shpejt, ndaj do të kërkojnë fitoren nesër në “Loro Boriçi”, por nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një kundërshtari si Teuta, që po kalon një formë mjaft të mirë.

Për më tepër, durrsakët duan ta sigurojnë Europën nëpërmjet kampionatit dhe humbja e Laçit dje në kryeqytet përballë Partizanit, u ka sjellë një mundësi të artë për t’u ngjitur në vendin e tretë, nëse marrin fitoren në Shkodër.

Në mbrëmje vëmendja do të jetë në Korçë, ku Skënderbeu do të presë Tiranën në një sfidë shumë të rëndëishsme për të dy skuadrat, që duhet thënë se janë ekipet që kanë treguar formën më të mirë në javët e fundit.

Dy javët e ardhshme kalendari u ka rezervuar bardhebluve sfida mjaft të vështira, si ajo ndaj Kukësit rival për titull dhe derbi ndaj Partizanit, ndaj të besuarit e Egbo do të provojnë të marrin tre pikët në Korçë, për të shkuar në ato përballje me sigurinë e 9 pikëve diferencë në krye.

Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë përballë Skënderbeut, që drejtohet nga një mjeshtër si Ilir Daja, i cili di të surprizojë edhe kur ka mungesa të shumta. Për më tepër, korçarët sapo janë eliminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe kampionatin kanë rrugën e vetme për të siguruar një vend në kupat e Europës.

Të tre këto sfida do të transmetohen në ekranin e Supersport, ashtu si emisioni “Gol pas Goli” ku moderatorja Vilma Masha, bashkë me panelin e të ftuarve, do të sjellin të rejat më të fundit para takimeve dhe intervistat e protagonistëve pas tyre.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...