Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi ende i pakolauduar, Maribori e mposht bindshëm në miqësore

Kukësi është ende një kantier, me stafin teknik dhe drejtues që po punon ta përforcojë ekipin përpara startit zyrtar të sezonit në dhjetëditëshin e parë të muajit korrik. Këtë e konfirmoi edhe humbja 4-0 përballë Mariborit, në miqësoren e parë të zhvilluar në Slloveni, aty ku verilindorët kanë nisur prej pak ditësh fazën përgatitore.

Në testin e parë, Pacult hodhi në fushë nga minuta e parë Qaqin, Zguron, Plakun dhe William Cordeiron nga përforcimet e reja, ndërsa titullar ishte edhe Plum, lojtar që u afrua në provë, por që nuk do t’i bashkohet ekipit.

Ndeshja nuk kishte histori, edhe sepse ekipi i mirënjohur slloven ku kuqeziu Valon Ahmedi ishte në stol, është shumë më përpara me përgatitjet. Kjo u konfirmua në fushë, me Mariborin që kaloi në avantazh prej minutës së dhjetë me Kramarič.

Vendasit dyfishuan shifrat përpara pushimit ndërmjet pjesëve me Tavares, që shndërroi në gol një goditje me dy takime në zonën e Kukësit. Si te Kukësi, ashtu edhe te Maribori, të dy trajnerët kryen zëvendësime të shumta, duke testuar lojtarët.

Por ndërsa nënkampionët e Shqipërisë provuan pa sukses, në fundin e ndeshjes vendasit realizuan edhe dy gola në harkun e pesë minutave. Në të 84-tën Maribori thelloi diferencën me Mešanović, ndërsa në minutën e 89-të Mlakar vulosi suksesin 4-0. Miqësorja e radhës për Kukësin do të jetë ajo përballë azerëve të Gabala.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...