Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi gati për sezonin e ri, vetëm Gashi shqetëson Gegën!

Shtyrja e fillimit të kampionatit i ka bërë mirë Kukësit që arriti ta kompletonte skuadrën për sezonin e ri vetëm në ditët e fundit të merkatos verore. Emra si Agim Ibraimi, Gjelbërim Taipi apo edhe Ersil Ymeraj ju bashkuan skuadrës së Skënder Gegës vetëm në fillim të këtij muaji dhe nuk kishin formën e duhur fizike për të luajtur menjëherë, por tashmë pas disa javësh stërvitje Ibraimi me shokë janë gati dhe po presin me padurim ndeshjen e parë të kampionatit dhe zgjidhjen sa të më shpejtë të ngërçit të bojkotit.

Gjatë kësaj periudhe janë riaftësuar edhe disa nga lojtarët e dëmtuar dhe aktualisht i vetmi që ka probleme është sulmuesi anësor Albin Gashi i cili vazhdon të kryejë stërvitje i diferencuar për shkak të problemeve muskulore. Gashi vlerësohet shumë nga trajneri Gega teksa arriti të bindte me paraqitjet e tij edhe në dy sfidat e Europa League, prandaj rikthimi i tij i shpejtë do të ishte një lajm shumë i mirë për trajnerin Skënder Gega.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...