Kukësi merr fitoren e parë për këtë sezon dhe atë e bën në transfertën e Laçit. Kështu trajneri i ri i “verilindorëve” , Enkeleid Dobi ia del të marrë fitore në takimin e dytë në krye të skuadrës së Kukësit.
Ndeshja vazhdoi me barazimin 0-0 deri në minutën e 20’, kur Barbosa gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dha avantazhin ekipit të tij.
Nga ana e Laçit tentua në disa raste për të gjetur barazimin, megjithatë nuk ia dolën dhe ndeshja në fund u mbyll me rezultatin 0-1.
Kështu pas 6 javëve kurbinasit nuk marrin asnjë fitore dhe renditen në vend të fund të Superiores me 3 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet në vend të tetë me 5 pikë.
Nga ana tjetër këtë të shtunë është zhvilluar edhe takimi Egnatia-Kastrioti, e cila u mbyll me barazimin 0-0. Të dyja skuadrat tentuan në disa raste për të gjetur golin, megjithatë në fund nuk ia dolën të finalizonin siç duhej.
Pas këtij raundi Egnatia renditet në vend të 6 me 8 pikë, teksa Kastrioti qëndron në vend të 7 me 6 pikë të grumbulluara.