Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi godet në merkato, nënshkruan me sulmuesin e Kombëtares

Skuadra e Kukësit ka bërë një goditje të madhe në merkato, pasi mbrëmjen e sotme ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare Enis Gavazaj.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës në sezonet 2016-2018, ndërsa vitin e kaluar e kaloi në huazim mes rusëve të Yenniseyt në fazën e parë dhe bjellorusëve të Dinamos së Minskut në të dytën.

Shifrat e tij në sezonin që lamë pas nuk ishin impresionuese, pasi luajti vetëm 12 takime, duke mos shënuar asnjë gol, por bëhet fjalë për një 24-vjeçar që e njeh mjaft mirë Kategorinë Superiore.

Sulmuesi nga Zhuri i Prizrenit është bërë pjesë e Kombëtares Shqiptare në vitin 2018 dhe ka luajtur 3 takime, në kohën kur trajner ishte Kristian Panucci, ndërsa më pas nuk u ftua më për mungesë aktivizimi.

Me ardhjen e Gavazajt, por edhe me Valdet Ramën, Vasil Shkurtajn dhe Eduart Rrocën, sulmi i Kukësit për sezonin e ri duket i kompletuar dhe njëkohësisht “i frikshëm” për mbrojtjet kundërshtare.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...