Të mërkurën në orën 16:45, Kukësi luan ndeshjen e parë për vitin 2022 teksa pret Dinamon. Verilindorët, të cilët para disa ditëve ishin nën “ethet” e COVID-19, tashmë mund ta cilësojnë si një kapitull të mbyllur historinë me virusin e rrezikshëm.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, Kukësi bën të ditur se të gjithë lojtarët, por edhe pjesëtarët e stafit të rezultuar me COVID, kanë marrë miratimin në testimet e fundit dhe tashmë janë negativizuar.
Ndërkohë, për ndeshjen me kryeqytetasit, trajneri Diego Longo e ka organikën e plotë me përjashtim të Emiliano Mustës. Elbasanasi i afruar në merkaton e janarit nga Partizani ka plotësuar numrin katër të kartonëve dhe në këtë formë nuk mund të jetë prezent.
[quiz-cat id=”288388″]
