Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi “i dënuar” të fitojë ndaj Flamurtarit, Partizani kërkon shkëputjen

Kategoria Superiore do të vijojë sot me dy takimet e tjera të javës së 11, të cilët do të luhen në dy orare të ndryshme. Kështu në orën 14:00 do të zhvillohet sfida mes Kukësit dhe Flamurtarit, ku verilindorët do të tentojnë rikthimin te fitorja dhe për disa orë në vendin e parë bashkë me Partizanin e Tiranën.

Skuadra e Shpëtim Duros vjen pas atij barazimi pa gola në kryeqytet dhe përtej ecurisë jo në nivelet e pritshmërisë, momentalisht është vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga Tirana e Partizani me nga 18 pikë.

Ndonëse edhe sot pritet të mungojë sulmuesi vlonjat Vasil Shkurtaj, i cili u dëmtua që para ndeshjes me Partizanin, por edhe mbrojtësi Obanor, që ka plotësuar numrin e kartonëve, sërish skuadra verilindore është favorite për të marrë 3 pikët në këtë takim.

Vlonjatët nga ana tjetër vazhdojnë të jenë në një situatë jo të mirë dhe ka mbetur në vendin e fundit me vetëm 3 pikë, por është një kundërshtar që nëse nënvlerësohet ka kapacitetin për të ndëshkuar, siç ka bërë me Laçin, Tiranën dhe Skënderbeun.

Në orën 17:00 do të jetë momenti për takimin tjetër të ditës së sotme, atë mes Partizanit kryesues dhe Luftëtarit që vjen pas dy humbjeve radhazi dhe vjen me vetëm 6 pikë në renditje në 10 javët e para.

Të kuqtë kanë lënë pas ndeshjen me Kukësin dhe tensionet pas saj, teksa klubi ndërhyri për të zëvendësuar edhe ndihmësin e Franco Lerdës, ndaj sot do të kërkojnë rikthimin te suksesi, që do t’i shkëpuste të vetëm në krye të renditjes.

Nga ana tjetër gjirokastritët ndodhen në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë dhe ashtu siç e ka pranuar edhe trajneri grek Jorgos Marantas, synimi është të shkëpusin sa më shumë pikë deri në muajin janar, ku pritet edhe ndërhyrje në merkato.

Të dy takimet do të transmetohet në ekranin e Supersport 3 bashkë me emisionin “Gol pas Goli”, ku moderatorja Vilma Masha dhe paneli i analistëve dhe gazetarëve do të sjellin informacionet para ndeshjeve dhe analizat pas tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...