Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi i dorëzuar në kampionat, tani kërkon prestigjin e Kupës

Kukësi ndodhet në vendin e fundit të renditjes dhe misioni mbijetesë për verilindorët bëhet gjithnjë e më e vështirë javë pas jave. Skuadra kuksiane është aktualisht 12 pikë larg Laçit që është në zonën e shpëtimit dhe 11 pikë nga Teuta e play-out. Të besuarve të Devollit do u duhet një mrekulli për të arritur qëndrimin në elite e në të tilla kushte fokusi më i madh i kuksianëve do të jetë Kupa e Shqipërisë.

Verilindorët kanë fituar 2-0 në gjysmëfinalen e parë me Tiranë dhe të mërkurën e ardhshme në kryeqytet do synojnë të festojnë kualifikimin për në finale për të pestën herë në histori.

Lexo edhe: 

Mund të jetë një javë paradoksi për kuksianët, të cilët brenda një jave mund të shkojnë në finale për një trofe dhe mund të derdhin lotët e rënies nga kategoria. Fitimi i Kupës do i jepte të drejtën e pjesëmarrjes në Europë, po mbi të gjitha do të arkëtonte disa të ardhura të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, në Kukës besojnë shumë se munden që kapitullin e artë të historisë së elitës për 12 vite me radhë mund ta mbyllin me një trofe, që do ishte I pesti I rëndësishëm për ta që nga viti 2012, kur zbarkuan në Superiore.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...