Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi kalon 2-0 skuadrën nga Struga

Kukësi e mbyll me një fitore të pastër 2-0 miqësoren kundër skuadrës modeste nga Struga, Labonishti. Në Ohër ku kamionët e Shqipërisë po zhvillojnë fazën përgatitore, u luajt një 90 minutësh me karakter stërvitor ku trajneri Mladen Milinkovic kishte mundësinë të testonte disa nga elementët e rinj të suadrës së tij.

Gjatë fraksionit të parë, Kukësi zbriti në fushë me një formacion mik por golin e gjeti vetëm në inutat e fundit ku Naser transformoi në gol penalltinë e fituar nga verilindorët. Pjesa e dytë rezultoi disi më e vështirë për Kukësin pasi trajneri serb hodhi në fushë një pjesë të madhe të stolit që kishte në dispozicion. Ishte Koldashi që tre minuta nga fundi realizoi edhe golin e dytë për ta mbyllur këtë sfidë me një fitore të pastër. Pak ditë më vonë në datën 23 Gusht, Kukësi do të zhvillojë miqësoren e dytë atë ndaj Teutës po në Ohër ku ndodhen gjithashtu edhe durrsakët.

 

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Tronditet Tirana në ditën e fundit të merkatos. Afrimi më i bujshëm në merkaton e janarit, Kristal Abazaj është dëmtuar rëndë. Lajmin e konfirmojnë...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Kategoria Superiore

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës....