Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi, Koliçi qëndron. Të Premten rinovimi

Enea Kolici qëndron te Kukësi. Shkon drejt përfundimit një prej telenovelave të kësaj merkatoje verore, me portierin pogradecar që ka sheshuar mosmarrëveshjet me klubin ku dha një kontribut të rëndësishëm për fitimin e titullit të parë kampion. Kolici konfirmoi për Supersport gjetjen e një akordi verbal me Kukësin për rinovimin e kontratës dhe paraditen e kësaj të premteje do të jetë në Tiranë për të hedhur firmën në marrëveshjen e re me Presidentin Gjici.

Natyrisht me marrëveshjen e re Kolici përfiton një përmirësim të ndjeshëm të aspektit financiar, ndërsa Kukësi siguron një garanci të vërtetë mes shtyllave me 30 vjecarin që vjen pas një sezoni fantastik mes shtyllave të verilindorëve falë të cilit fitoi vëmendjen edhe të klubeve nga jashtë vendit kryesisht nga kampionati francez. Në gjurmët e 30 vjecarit ishte dhe Skënderbeu, por vetë Kolici ka zgjedhur Kukësin ku do të vazhdojë të jetë një ndër elementët bazë të skuadrës që synon jo vetëm mbrojtjen e titullit por të gjithë trofetë në lojë për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...