Kategoria Superiore

Kukësi konfirmon Hallaçin në stol dhe premton përforcime në merkato

Kukësi është në krizë rezultatesh, pasi nuk fiton që prej 13 dhjetorit dhe në 6 javët e fundit numëron 5 humbje e një barazim, ndërsa së fundi nuk kanë munguar zërat edhe për largimin e Rrahman Hallaçit, trajner që pasoi Skënder Gegën në pankinë.

Megjithatë klubi verilindor reagoi paraditen e sotme nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku theksoi se Hallaçi gëzon besimin e plotë të drejtuesve dhe do të vijojë të bëjë detyrën e trajnerit, me misionin për ta rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

Për më tepër, në komunikatë theksohej se klubi po punon për të përforcuar skuadrën me futbollistë të tjerë cilësorë, që pritet t’ia bëjnë edhe më të lehtë punën ish kapitenit Rrahman Hallaçi.

Sa i përket merkatos, edhe Drejtori Sportiv Nderim Nexhipi deklaroi për Supersport se po negocion me disa futbollistë dhe se gjatë javës së ardhshme pritet të zyrtarizohen 3-4 afrime të reja, që do të kompletojnë skuadrën.

Ja deklarata e plotë e Kukësit:
Njoftim i Klubit!
Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin publik se lajmet e orëve të fundit në media, për shkarkimin e trajnerit Rraman Hallaçi janë të pavërteta. Hallaçi do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës dhe stafi teknik po punon për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit duke siguruar të gjithë se ekipi do të kthehet te rezultatet pozitivë shumë shpejt.

Trajneri Hallaçi ka besimin e klubit dhe mbështetjen e të gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë për skuadrën. Skuadra zhvillon sot stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Apolonisë nën urdhërat e trajnerit Hallaçi.

Klubi e kupton se emri i Kukësit shton klikimet dhe rrit shitjet e gazetave por njëkohësisht kërkon nga mediat që të tregohen profesioniste dhe të mos publikojnë lajme të rreme. Klubi ka zyrën e shtypit ku mund të merret çdo informacion që keni nevojë. Para se të publikoni një lajm, jeni të lutur të siguroheni.
Zyra për shtyp
FK Kukësi

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency