Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi kthehet në kryeqytet, gati për pjesën e dytë të sezonit

Skuadra e Kukësit u dha fund përgatitjeve në Antalia të Turqisë, për t’u kthyer në Shqipëri në orët e vona të mbrëmjes. Ekipi verilindor qëndroi thuajse për dy javë në tokën turke, ku përtej angazhimit me ngarkesë të lartë fizike në stërvitje zhvilloi edhe tri ndeshje miqësore, duke marrë rezultate mjaft domethënëse përballë kundërshtarëve me buxhet ndjeshëm më të lartë.

Kështu skuadra e Cungut në testin e parë u mposht 2-1 nga ekipi që kryeson renditjen në Superligën e Turqisë, Istanbul Basaksehir, në miqësoren e dytë barazoi 1-1 me rusët e Rostovit për ta mbyllur me një fitore të bukur 2-0 me Shaktar Karagandy-n e Kazakistanit.

Sa i përket merkatos, në Turqi u zyrtarizua afrimi i Faton Xhemailit, ndërsa më parë Kukësi kishte siguruar shërbimet e Eduard Rrocës dhe Vasil Shkurtajt, dy ish-lojtarë të Luftëtarit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...