Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi-Laçi, aromë Europe në debutim

Nuk luan Reali apo Barcelona, por Kukësi-Laçi është një sfidë që ka të gjithë parametrat për të tërhequr vëmendjen. Është sfida e javës së parë të kampionatit shqiptar, por ka të gjithë karakteristikat për të qenë një sfidë europiane.

E para sepse luhet në “Elbasan Arena”, stadiumi i licencuar për të luajtur ndeshjet në të gjitha kompeticionet e UEFA-s dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, janë skuadrat që vijnë pas pjesëmarrjes në Europë, madje duke kaluar edhe disa raunde.

Kukësi që e nisi në Champions League, u eliminua vetëm pak orë më përpara nga Europa League, pikërisht në këtë stadium nga Torpedo Kutaisi, duke qenë shumë pranë arritjes në Play off, me fatin që nuk zgjodhi anën e verilindorëve. Laçi arriti më shumë sesa kishte parashikuar, pasi nxori jashtë Europa Leagues Anorthosis, skuadra qipriote që ka një buxhet shumë herë më të lartë sesa kurbinasit.

Mbi të gjitha klubet kanë siguruar një buxhet të rëndësishëm për të ardhmen me rezultatet në këto kompeticione dhe tashmë vëmendja kthehet në kampionat. Rivaliteti bëhet akoma më i egër, po t’i shtojmë këtu dhe dëshirën e hakmarrjes së nënkampionëve, për atë eliminim nga Kupa e Shqipërisë në gjysmëfinale, pikërisht në shtëpinë e tyre.

Të dyja skuadrat kanë ndryshuar trajnerët nga fundi i edicionit të kaluar, madje ka pasur edhe lëvizje në aksin Laç-Kukës, pasi Qaqi dhe Reginaldo do të zbresin në fushë me statusin e ishit. Një gjë është e sigurt, që pavarësisht ndryshimeve apo sukseseve në Europë, dëshira për të fituar këtë sfidë, mbetet e madhe dhe debutimi i tyre në kampionat ka aromë Europe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...