Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi-Laçi, një sfidë që premton shkëndija dhe emocione!

Koha e eksperimenteve, përgatitjeve, takimeve testuese ka përfunduar, tashmë ka ardhur momenti i dueleve të vërtetë. Fundi i 2018-ës ishte i bekuar për Kukësin, 4 fitore dhe një barazim e rikthyen këtë skuadër mes pretendentëve kryesorë. Merkatoja e dimrit largoi një futbollist cilësor si Shkodra, por afroi 2 të tjerë, të aftë për të dërguar një skuadër te fitorja, Vasil Shkurtajn dhe Rrocën.

Prova e përgjithshme nuk shkoi edhe aq mirë, blutë u dorëzuan në takimin e parë të raundit të 1/8-ave në Kupë kundër Apolonisë. Mund të jetë një sinjal alarmi, edhe pse i zbehtë, gjithsesi provimi i pjekurisë do të jetë pikërisht sfida ndaj Laçit për të parë nëse ndërhyrjet në merkaton e dimrit i kanë shtuar forcën kësaj skuadre apo koha e përshtatjes do të jetë elementi negativ i nënkampionëve.

Testi kryesor në prag të rifillimit të sezonit dha rezultate zhgënjyese edhe për bardhezinjtë. Disfata në Kupën kundër Bylisit ishte ndoshta befasia më e madhe e mesjavë. Trajneri Prenga, në fund të fazës së dytë, u rikujtoi disa herë drejtuesve që duhen forca të reja. Ka pasur lëvizje në hyrje, por jo goditje të merkatos. Kukësi dhe Laçi kanë një histori përplasjesh të ashpra vitet e fundit, aq sa kjo sfidë ka marrë përmasat e një derbi për mënyrën sesi lojtarët e kanë përballuar psikologjikisht dhe ndeshja e radhës pritet të jetë në të njëjtën kornizë të zjarrtë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...