Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi largon dy lojtarë, zbulon të ardhmen e ish-kapitenit të Skënderbeut

Kukësi ka njoftuar largimin e dy lojtarëve, ndërkohë që mohon lajmin e largimit të Jorgo Meksit.  Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor thekson ndarjen me mesfushorin brazilian Agnaldo Moraes dhe sulmuesin kroat Ante Zivkovic, të cilët firmosën në verë me Kukësin.

Ky i fundit lëshoi akuza të forta ndaj drejtuesve të klubit, duke deklaruar se nuk i ka marrë pagat e plota, madje i është bërë presion, është kërcënuar dhe është sulmuar fizikisht. Ndërkohë, klubi i Superiores reagoi në lidhje me këtë çështje duke deklaruar se 29-vjeçari është paguar rregullisht dhe ka prova për një gjë të tillë.

KOMUNIKATA E KUKËSIT

FK Kukësi njofton se mesfushori Agnaldo Moraes dhe sulmuesi Ante Zivkovic nuk janë më pjesë e klubit tonë. Futbollistët në fjalë dhe klubi kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit hedh poshtë lajmet e publikuara ditën e sotme nga media e shkruar në lidhje me largimin e mbrojtësit Jorgo Meksi.

Meksi ka kontratë për 2 sezone me klubin tonë dhe lajmi për largimin e tij nuk është i vërtetë. Klubi i Kukësit kërkon nga mediat të kenë më shumë kujdes dhe të tregohen profesionistë në publikimin e lajmeve.

Zyra e shtypit është e hapur për çdo konfirmim që mund të keni nevojë, prandaj ju kërkojmë të mos publikoni informacione të rreme. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, presim një bashkëpunim më të mirë në vijim”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...