Kupa e Shqiperise

Kukësi “luan tenis” me Shkumbinin, Partizan “minimal” ndaj Vorës

Janë zhvilluar sot 3 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave, teksa në fushë zbritën Kukësi, Partizani e Luftëtari, tre skuadra të Kategorisë Superiore që kishin hedhur një hap drejt kualifikimit që në takimet e para, por sot e vulosën tërësisht.

Kështu pas triumfit 1-3 në Peqin, trajneri Shpëtim Duro u dha sërish besim të rinjve dhe atyre që kanë luajtur më pak në këtë fillim sezoni, por kjo nuk e pengoi Kukësin që të triumfojë me rezultatin e thellë 6-0.

Marko Van Basten Çema ishte protagonist te verilindorët, pasi arriti të shënojë 3 herë në portën e skuadrës peqinase, ndërsa goleada u kompletua me golat e Mirlind Dakut, Domit dhe Rashës, me Kukësin që kalon kështu në fazën e 1/8-ave.

Formalitet ishte ndeshja e kthimit edhe për Partizanin, që kishte fituar në Vorë 0-3 dhe sot administroi lojën, duke u mjaftuar me një triumf minimal 1-0, që gjithsesi e kualifikon për në fazën tjetër.

Trajneri Lerda kishte lënë pushim një pjesë të madhe të atyre që luajtën në derbi, duke u dhënë mundësi të tregojnë veten edhe lojtarët që kanë pasur pak hapësira, teksa golin e fitores e shënoi Bruno Telushi me penallti në pjesën e dytë.

Fitore me rezultatin e ngushtë 2-1 mori edhe Luftëtari i trajnerit Marantas, në sfidën përballë cërrikasve të Turbinës, me gjirokastritët që vazhdojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1, falë fitores 0-1 në Cërrik dy javë më parë.

Rapo me penallti dhe Vyent shënuan për bluzinjtë gjirokastritë sot, ndërsa Turbina gjeti golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë me anë të Peqinit, por pa arritur të rihapë shpresat për kualifikim.

Nesër në orën 14:00 do të luhen edhe të gjithë ndeshjet e mbetura të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency