Kategoria Superiore

Kukësi-Luftëtari, 3 pikët objektivi i vetëm i verilindorëve!

Gazetar: Glendi Tafaj

Kategoria Superiore do të rihapë më në fund dyert këtë të mërkurë pas një pauze më shumë se dy mujore për shkak të krizës së koronavirusit. Kukësi-Luftëtari është një nga përballjet interesante jo për shkak të ndonjë rivaliteti ekstrem apo ekulibrash sepse është e qartë që blutë janë favorit, por më tepër për të kuptuar se në çfarë gjëndje do të rikthehen skuadrat, sidomos ajo e drejtuar nga Orges Shehi. Vend për nënvlerësim nuk ka sepse është e freskët ajo sfide e fund janarit kur pas pauzës dimërore kuksianët u ndalën në një barazim në Gjirokastër madje as 1 pikë nuk e meritonin, ndërkohë që edhe rrjedha e rezultateve që i parapriu ndërprerjes ishte negative me 3 barazime dhe 2 humbje në 5 sfidat e fundit teksa fitorja në kampionat mungon nga 8 shkurti 3-1 kundër Laçit.

Shehi është pa Obanorin e pezulluar, ndërsa Limaj sapo është rikthyer nga Berlini dhe nuk do të jetë i gatshëm. Shkurtaj që ka shfaqur një shqetësim muskulor, por gjithsesi pritet të jetë i gatshëm teksa pjesa tjetër e skuadrës është e shëndetshme. Ndërkohë Luftëtari që ka një objektiv thjeshtë moral për të mos e mbyllur në vendin e fundit nuk ka të gatshëm Açkën që ende nuk është kthyer nga Greqia, në një kohë që ka dyshime për Isufin e Aurel Demon të dy me probleme fizike. Do të jetë një takim i rëndësishëm për Kukësin që synon një përmbysje të madhe në renditje kundrejt Tiranës.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency